Partizani ka një trajner dhe ai është sërish italian
Quhet Giovani Colella dhe do të jetë trajneri i Partizanit gjatë sezonit të ardhshëm. Tekniku italian pason në këtë detyrë Dritan Mehmetin të larguar pak orë më parë.
Colella është një njohje e vjetër e futbollit shqiptar pasi dy sezone më parë mori drejtimin e Apolonisë me një këmbë ne të Parën pas sezonit te dobët në Superiore.
Ai qëndroi vetëm disa muaj në Shqipëri për t'u rikthyer këtë verë ku merr drejtimin e ekipit të kuq.
56-vjeçari ka lindur në Salerno dhe ka drejtuar Comon e Veronën e shumë skuadra të tjera në nivelet inferiore të futbollit italian.
Colella është italiani i katërt që merr drejtimin e Partizanit pas Franco Lerda-s dhe Agostinellit e Sormanit.