Partizani gjen mbrojtës të majtë në Maqedoninë e Veriut

Partizani gjen mbrojtës të majtë në Maqedoninë e Veriut

Partizani gjen mbrojtës të majtë në Maqedoninë e Veriut që po bëhet përherë e më shumë një treg i zgjedhur nga klubet shqiptare për të afruar lojtarë. Bëhet fjalë për David Atanaskoski, 25-vjeçari me eksperiencë të rëndësishme edhe në Kazakistan.

Lojtari ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me opsion rinovim edhe për një sezon shtesë nëse palët do të ngelen të kënaqura.

Firma e mbrojtësit 25-vjeçar vjen në kulmin e përgatitjeve për sfidën e 7 korrikut me Saburtalon në Tbilisi, e vlefshme për raundin e parë të UEFA Conference League. 

EMISIONET