Partizani edhe me barazim ngjitet në krye të klasifikimit! (RENDITJA)

Partizani edhe me barazim ngjitet në krye të klasifikimit! (RENDITJA)

Partizani ngjitet në krye të klasifikimit të Kategorisë Superiore (34 pikë, aq sa kanë grumbulluar Vllaznia e Dinamo) në përfundim të javës së 20-të, por këtë e bën jo me fitore në përballjen ndaj Skënderbeut në “Arenën e Demave”.

Të kuqtë ishin në epërsi të një goli (i shënuar nga Bintsouka-s në fundin e pjesës së parë, pas një aksioni të gjatë) deri në minutën e dytë shtesë, por pikërisht atëherë kur përqendrimi duhej të ishte maksimal, u ndëshkuan nga Nikaj, duke lënë dy pikë t arta në shtëpi, me rezultatin përfundimtar 1-1.

Edhe pse në këtë ndeshje Veselinovic ishte i detyruar  të luante pa katër lojtarë të formacionit bazë, Rrapaj, Hadroj, Cara e Mba, të cilët janë larguar me hapjen e merkatos dimërore, Partizani pati mundësinë për të marrë tri pikë ndaj një Skënderbeu që duket se do ta ketë mision të pamundur mbijetesën.

Elbasani siguron fitoren e dytë radhazi nën drejtimin e Ivan Gvozdenovicit, që triumfoi me përmbysje 3-1 ndaj Teutës në “Elbasan Arena”.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e durrsakëve flë golit të debutuesit Beshiraj, por në pjesën e dytë verdheblutë reaguan me forcë duke shënuar tri herë me të njëjtin autor Arsen Lleshi.

I jashtëzakonshëm sulmuesi 25-vjeçar, i cili me këtë tregolësh (merr topin në shtëpi) mban ende në garë Elbasanin për një vend në katërshen e parë, megjithëse Egnatia e vendin të katërt pesë pikë më shumë. 

Partizani edhe me barazim ngjitet në krye të klasifikimit! (RENDITJA)

EMISIONET