Panik për Neymar, avioni privat kryen ulje të detyruar në Brazil

Panik për Neymar, avioni privat kryen ulje të detyruar në Brazil


Neymar në rrezik për jetën për shkak të një problemi teknik në mjetin fkluturues me të cilin udhëtonte numri 10. Sulmuesi Brazilian i PSG, i cili ndodhej në avionin privat të ngritur nga Ishujt Barbados, ka përjetuar momente paniku në ajër.

Panik për Neymar, avioni privat kryen ulje të detyruar në Brazil

Mediat raportojnë se charteri në pronësi të lojtarit më të paguar të planetit, kreu ulje të detyruar në lindje të Brazilit. Nuk dihen ende shkaqet e uljes emergjente por është e sigurt që në bordin e avionit ndodhej lojtari dhe disa familjarë të tij.

Panik për Neymar, avioni privat kryen ulje të detyruar në Brazil

Pak orë më parë, motra e Neymar, Rafaella, publikoi disa foto nga jashtë dhe brenda avionit. Ata kaluan disa ditë në Miami ku ishte e pranishme edhe e fejuara e lojtarit, Bruna Biancardi, ndërsa Neymar mbylli një tur amerikan ku mori pjesë edhe në festën e Golden State për suksesin në finalen e NBA.

Panik për Neymar, avioni privat kryen ulje të detyruar në Brazil

Sulmuesi e ka blerë avionin personal të markës brazilaine “Embraer Legacy 450” për rreth 13 milionë euro ndërsa zotëron edhe një helikopter “Batman” që mund të transportojë deri në 8 pasagjerë.

EMISIONET