Pa Mesin e Ronaldon, Champions në gjurmët e Haaland, biondi kërcënon yjet

Pa Mesin e Ronaldon, Champions në gjurmët e Haaland, biondi

Për herë të parë pas vitin 2004, Champions League, sezoni i ri, nis pa dy yjet e futbollit botëror, Leo Messi dhe C.Ronaldo. Në fakt, portugezi ishte larguar pak kohë më parë, por këtë vit u largua edhe “Pleshti”.

I pari që zbriti në këtë skenë të madhe ishte Ronaldo, në 2003 ndërsa një vit më pas Leo. CR7 u largua nga ky turne me 5 Champions, 1 me Man.United dhe 4 me Realin, 140 gola të shënuar në total, golashënuesi më i mirë në histori.

Messi u largua me 4 Champions, të gjitha me Barcelonën, dhe me 129 gola të shënuar. Ai që i ndjek në këtë listë është Robert Lewandowski me 91 gola.

Me largimin e C.Ronaldo dhe Messi-t, i vetmi që ka ende një “Top të Artë” është Luka Modric, por dhe kroati është në ditët e tij të fundit. Pasuesit e Ronaldo-s dhe Messit pritet të jenë Mbappe dhe Haaland.

Në fakt, “bomberi” norvegjez bëri provën e parë gjenarale të enjten ku arriti të fitojë trofeun e lojtarit më të mirë të vitit nga UEFA.

Haaland është nga të paktët lojtarë në qarkullim që mund të kap Ronaldo-n në rekordin e golashënuesit më të mirë në Champions.

Biondi i Man.City ka shënuar 35 gola në 29 ndeshje në Champions, është 23 vjeç dhe ka fituar 1 Champions League.

Pa Mesin e Ronaldon, Champions në gjurmët e Haaland, biondi

EMISIONET