Osimhen-Kvara tërheqin Napolin, Spalleti edhe një hap drejt titullit (VIDEO)

Osimhen-Kvara tërheqin Napolin, Spalleti edhe një hap drejt titullit

Dy gola nga Victor Osimhen dhe një nga Kvaratchekelia i sigurojnë një tjetër sukses Napolit, këtë herë në transfertën e Spezia-s.

Fitore e lehtë për kryesuesit e klasifikimit të Serie A që e çojnë në plus 16 diferencën me Interin që në orën 20:45 do të sfidojë Milanin në derbin e Madonninas.

Ndeshje e bllokuar në Spezia gjatë pjesës së parë ku vendasit rezistuan por në fraksionin e dytë skuadra e Spalletit gjeti menjëherë tre gola që mbyllën çdo llogari dhe konfirmuan Napolin skuadrën më të favorizuar për të fituar titullin e tretë të historisë.

Victor Osimhen shkëputet në krye të klasifikimit të golashënuesve me 16 realizime.

EMISIONET