Ofendoi Liverpoolin dhe trajnerin Klopp, merret vendimi për gjyqtarin e njohur anglez

Ofendoi Liverpoolin dhe trajnerin Klopp, merret vendimi për gjyqtarin e

Gjyqtari i Premier League, David Coote, u shkarkua të hënën pasi drejtuesit e arbitrave e përshkruan pozicionin e tij si "të paqëndrueshëm" për shkak të një videoje ku ai bënte komente fyese për ish-trajnerin e Liverpool-it, Jurgen Klopp.

Coote ishte pezulluar muajin e kaluar pasi në rrjetet sociale u publikua një video ku ai e cilësonte Klopp-in si "arrogant" dhe përdorte gjuhë fyese.

"Pas përfundimit të një hetimi të plotë mbi sjelljen e David Coote, punësimi i tij me PGMOL (Shoqata e Arbitrave) është ndërprerë sot me efekt të menjëhershëm," deklaroi PGMOL të hënën.

"Veprimet e David Coote u gjetën në shkelje të rëndë të dispozitave të kontratës së tij të punës, duke e bërë pozicionin e tij të paqëndrueshëm.

David Coote ka të drejtë të apelojë vendimin për ndërprerjen e punësimit të tij," shtoi organizata.

Coote është gjithashtu subjekt i procedurave disiplinore nga UEFA pasi shfaqej në një video duke thithur një substancë të bardhë gjatë Euro 2024.

Federata Angleze e Futbollit po heton gjithashtu pretendimet e tjera që Coote ka komunikuar me një tifoz për dhënien e një kartoni të verdhë para një ndeshjeje në Championship (niveli i dytë në Angli).

Ndeshja e tij e fundit në Premier League ishte fitorja e Liverpool-it 2-0 kundër Aston Villa-s më 9 nëntor.

EMISIONET