Nuk ka krisje raportesh me tifozerinë, Osimhen bën paqe: Luaj me shpirt te Napoli
Victor Osimhen nuk po kalon ditë të mira te Napoli. Pas një sezoni të madh duke ndihmuar skuadrën në fitimin e titullit, sulmuesi nga Nigeria hasi probleme këtë fillim edicioni, çka bëri që tifozeria apo edhe disa nga anëtarët e klubit të akuzojnë lojtarin për mos-impenjim.
Ai gaboi nga pika e bardhë e penalltisë disa ditë më parë në Bologna, duke i kushtuar skuadrës 2 pikë ndaj Bolognas.
Gjithsesi, si duket, ka vend për rregullim të marrëdhënieve mes palëve. Ka qenë vetë Osimhen që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale është shprehur se dashuron Napolin dhe do bëjë të pamundurën për atë fanellë.
“Ardhja në qytetin e Napolit në vitin 2020 ishte një vendim i mrekullueshëm për mua. Populli i Napolit më ka treguar shumë dashuri dhe dashamirësi dhe nuk do të lejoj askënd të hyjë mes nesh.
Pasioni i popullit të Napolit ushqen dëshirën time për të luajtur gjithmonë me zemër dhe shpirt dhe dashuria për klubin është e palëkundur.
Akuzat kundër tifozëve të Napolit janë të rreme. Kam shumë miq që janë napolitanë, që janë bërë pjesë e familjes sime dhe e përditshmërisë sime.
Falënderoj nigerianët dhe të gjithë që bënë zërin e tyre të dëgjohet për të më mbështetur dhe për të arritur tek unë”, shkruajti ai.