Një “spiune” në shtëpinë e Nagelamsmann. Trajneri i Bayernit në lupën e shtypit

Një “spiune” në shtëpinë e Nagelamsmann.

Julian Nagelsmann po shijon një moment pozitiv si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Trajneri i Byern Munich që edhe pa Lewandowskin duket se po bën mirë me skuadrën e tij, është tërësisht i dashuruar me të fejuarën e re, gazetaren e “Bild” që punon me lajmet e Bayernit, Lena Wurzenberger. I pyetur nga gazetarët nëse rrezikon që e dashura e re të mësojë sekretet e Bayernit dhe t’i nxjerrë ato në publik, ai u përgjigj:

“E kuptoj shqetësimin e tifozëve dhe gazetarëve por a mund të më thoni pse unë duhet t’i rrëfej sekretet e skuadrës kur i pari që rrezikon shkarkimin në këtë mes jam unë? Nuk dua të shkatërroj karrierën. Si trajner, varesh 100 % nga lojtarët të cilët shprehin në fushë idetë që ti ke”.

Nagelsmann u nda nga bashkëshortja Verena pak muaj më parë. Me të ai ka edhe një djalë por tashmë ka nisur një jetë e re për teknikun 35-vjeçar.

 

 


 

EMISIONET