Një shqiptar te kampionët e Turqisë. Enis Bardhi bashkohet me Trabzonspor

Një shqiptar te kampionët e Turqisë. Enis Bardhi bashkohet me

Enis Bardhi në një skuadër elitare. Mesfushori shqiptar i lindur në Maqedoninë e Veriut është zyrtarizuar si blerja më e bujshme e kampionëve të Turqisë.

Një shqiptar te kampionët e Turqisë. Enis Bardhi bashkohet me

Trabzonspor i kundërpërgjigjet Galatasaray-t që këtë sezon do të jetë një kundërshtar shumë i vështirë pas blerjes së Mertens dhe Torreiras.

 Klubi nga Trabzboni konfirmon marrëveshjen 3-vjeçare me 27 vjeçarin që largihet pas diusa viteve të suksesshme në La Liga me Levanten. Vetë Bardhi në profilin e tij në Facebook përshëndet tifozët e skuadrës turke.

“Është një nder për mua që bashkohem me një skuadër kampione. Të luaj në Champions League është një ëndërr që kam dashur ta realizoj përherë dhe ky është një motivim i madh për mua”, thekson mesfushori i avancuar.

Gjatë sezonit të fundit me Levanten, Bardhi regjistroi 32 ndeshje, 3 gola dhe po kaq asiste.

Transferimi i Bardhit i ka kushtuar klubit turk tre milionë euro, ndërsa lojtari do ta mbajë veshur fanellën me numër 29.

EMISIONET