Një kualifikim pa lavdi, Pochettino nuk e mohon mundësinë e largimit nga PSG

Një kualifikim pa lavdi, Pochettino nuk e mohon mundësinë e

Mauricio Pochettino u shpreh i kënaqur për kualifikimin e Paris Saint Germain në 1/8 e Champions League por pavarësisht kësaj arritjeje sipas tij, mediat e kanë kritikuar shumë për humbjen ndaj Man. City. Mënyra sesi u dominua nga skuadra e Guardiolës nuk i ka pëlqyer askujt ndërsa vet trajneri vlerësoi paraqitjen e parizienëve.


“Ata ishin më të mirë se ne në pjesën e parë. Kur shikojmë numrin e faulleve që bëmë dhe numrin e tyre, kjo shpjegon përmbledhjen e pjesës së parë. Kishte një diferencë të madhe mes dy skuadrave në pjesën e parë. Për këtë duel mbi të gjitha, do të mbajmë pjesën e dytë, që është imazhi që duam të shohim për ekipin. Jam shumë i lumtur. Me të gjithë lojtarët e mi. Duke parë rrethanat në fillim të sezonit, është mirë të kualifikohesh në 1/8”.

 

Por ajo që bëri përshtypje në deklaratën e tij ishte momenti kur gazetarët e pyesin nëse mund të garantonte që do të jetë në stol në fazën eliminatore të Champions League me skuadrën pariziane, të cilës ai u përgjigj duke qeshur. : "Lamtumirë, faleminderit".

Janë të shumtë zërat që e shikojnë Pochettinon në krye të Man. United në një lëvizje që do të shkaktonte efekt domino pasi te PSG mund të shkojë një si Zinedine Zidane./Ora News/.

EMISIONET