Nikolla: Nëse eliminohet nga Kroacia, trajneri i Spanjës duhet të largohet, nuk po bind

Në ''Euro 2020" në RTV Ora, gazetari i sportit Ervin Nikolla u shpreh se ekipi i Spanjës nuk vuan për trajner, por vuan për sulmues.

Ai tha se nëse eliminohet nga Kroacia, duhet të largohet vetë trajneri i Spanjës, pasi skuadra nuk po bind në këtë Evropian.

Nikolla: Spanja nuk vuan për trajner, por vuan për sulmues. Nëse eliminohet nga Kroacia, duhet të largohet vetë trajneri, sepse Spanja vetë ka shumë trajnerë të mirë. Kjo Spanjë nuk bindi dhe ky kualifikim është zero.

Pavarësisht shifrave 5-0, ishte një fitore e dhuruar. Ishte Sllovakia ajo që u dorëzuar. Gjithçka që i ka munguar, krahasuar me atë Spanjën e dikurshme që i bënte të tjerët të mos shihnin topin në fushë. Spanja ka nevojë për një riorganizim.

EMISIONET