Ngacmoi seksualisht 24 femra, dënohet me vetëm 6 ndeshje pezullim nga Liga e Futbollit Amerikan

Ngacmoi seksualisht 24 femra, dënohet me vetëm 6 ndeshje pezullim nga

Vetëm gjashtë javë pezullim është dënimi që NFL i ka dhënë lojtarit të Cleveland Browns, Deshaun Watson i akzuar për ngacmim seksual nga dids femra. Një vendim që ka krijuar polemika për shkak të “dorës së lehtë” të Ligës së Futbollit Amerikan.

Në vitin 2001 lojtari i talentuar u akuzua nga 24 femra të ndryshme për ngacmime seksuale gjatë seancave të masazheve në një kohë kur aktivizohej në radhët e Houston Texans. Ai i ka refuzuar përherë akuzat  duke arritur edhe marrëveshje me 20 nga 24 viktimat.

Gjykata nuk hapi një proces dhe në këtë mënyrë, rastin e mori përsipër Liga që vazhdoi hetimin e pavarur në një kohë që lojtari u transferua në Cleveland për 230 milionë dollarë.

Pas dënimit me 6 javë, ai do të humbasë ndeshjet kundër Panthers, Jets, Steelers, Falcons, Chargers e Patriots por çështja mund të përfundojë në Gjykatën Federale të New York duke parë shqetësimin në rritje dhe presionin e opinionit publik.

 

 

EMISIONET