Nga trajneri Jose Mourinho te puthjet, momente që bënë këdo të qeshë

Në emisioni “Jeto me Orën” ishin të pranishëm gazetarët Altin Sulçe dhe Drilon Xhepollari si dhe moderatoria Dorisa Keçani ku folën rreth surprizave që ofron ky sezon i ri në sport.

Sporti në RTV ORA dhe Ora News është parë si një piatancë, kështu shprehet  Sulçe.

Altin Sulçe: Elementet që ka emisioni duhet ti kemi në alert. Asnjëherë nuk është parë sporti si element që nuk duhet bërë është parë si piatanca e këtij televizioni. Janë shumë orë produkt që japim. Në lëmin sportiv emisionet e RTV ORA janë të ndjekur. Këto emisione pëlqehen nga publiku.

Sakaq Xhepollari thotë se magjia e këtij sezoni do të jetë kampionati botëror që për herë të parë do të zhvillohet në dimër.

Drilon Xhepollari: Magjia do të jetë kampionati botëror që për herë të parë do të zhvillohet në dimër. Të gjithë janë të interesuar të dinë dhe për rregullat. Ne do të jemi në RTV Ora për ti pasqyruar.

Puna dhe dëshira për gjëra të bukura shkon bashkërisht me përkrahjen që organizatorët e emisioneve sportive kanë ndaj njëri tjetrit. Këtë e thotë moderatorja Keçani teksa kujton fillesat e saj.

Dorisa Keçani: E dija që do të isha pjesë e ekranit por nuk e kisha menduar që do të isha te sporti. Kur mu ofrua si punë e kam pasur të lehtë me Altinin dhe Drilonin.

Gjatë punës dhe momenteve sportive të ofruara prej tyre ata bënë shumë njerëz të qeshin.

Në “Jeto me Orën” u risollën tre momente.

Njëra prej tyre është një moment në një konferencë që po mbante trajneri Jose Mourinho ku teksa gazetari  Sulçe  po i  drejtonte një pyetje në anglisht ai vendos kufjet dhe vetëm në fund e kupton që nuk ishte nevoja ta dëgjonte përmes kufieve.

Drilon Xhepollari: Është bërë virale. Ishte e veçantë dhe u përcoll shumë mirë. Ka qenë konferenc lig ishte për herë të parë, me shumë emocione dhe ishte një pyetje speciale.

Sakaq ato kujtojnë dhe momentin kur Sulçen e puth një nga tifozët gjatë transmetimit live.

Ndër momentet më të bukura të përzgjedhura ishte dhe ai kur i dhurojnë një laptop një gazetari me aftësi të kufizuara në shikim.    

Dorisa Keçani: Është ndër momentet më të bukura të atij kampionati. Ai ishte një gazetar shumë i denjë i informuar rreth sportit dhe kur na tha qoftë për një laptop ne nuk e menduam as dy herë.

Altin Sulçe: E pyeta si e ke mbaruar shkollën më tha ulesha me gocat e kalsës në kafe ato thonin mësimet unë i mbaja mend. Ai më emocionoi.

Por surpriza më të bukura ju presin këtë sezon.

EMISIONET