Nga Praga në Shqipëri, medalisti i artë në gjimastikë dhe nusja çeke dasmë buzë Adriatikut

Nga Praga në Shqipëri, medalisti i artë në gjimastikë

Një dasëm ndryshe është shënuar këto ditë.

Kampioni Europës për 2020 dhe medalisti i artë në World Challenge Cup 2021 në gjimnastikë Matvei Petrov zgjodhi Shqipërinë për të celebruar martesën me Hanën, bukuroshen nga Çekia.

Ndonëse është me origjine ruse, olimpisti Matvei përfaqëson Shqipërine ne gara sportive ndërkombëtare ndërsa jeton dhe stërvitet prej vitesh në Pragë të Çekisë.

Ceremonia u mbajt buzë detit Adriatik dhe familjarët do të shijojnë dhe disa ditë pushimi në Shqipëri.

Mes të ftuarve ishte edhe zëdhënësja e Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar, e cila publikoi dhe një foto nga ceremonia. 

 

 

EMISIONET