Nga “legjendë” në “armik”, Murriqi rrezikon të zemërojë tifozët e Fenerbahce

Nga “legjendë” në “armik”, Murriqi rrezikon

Mund të bëhet njeriu më i urryer në pjesën aziatike të Stambollit. Bëhet fjalë për sulmuesin e Kosovës, Vedat Murriqi, i cili ka lënë gjurmë me Fenerbahcen por është në bisedime me rivalët e urryer të verdhezinjve, klubin e Galatasaray.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane sipas të cilave, Murriqi ka marrë një telefonatë nga trajneri i ardhshëm i skuadrës kryeqytetase, Okan Buruk, ndqërsa Igli Tare është në kontakte të vazhdueshme me drejtorin sportiv, Cenk Ergun.

Në rast se transferimi finalizohet, atëherë bomberi 26-vjeçar rrezikon të kthehet në shënjestër të tifozëve ultras të Fenerbahce ku brenda një sezoni regjistroi 32 ndeshje dhe 15 gola të shënuar, shifër që e ndihmoi të transferohej te Lazio që zotëron edhe aktualisht kartonin e tij.

EMISIONET