Neymar përfshihet në politikë. Sulmuesi brazilian mbështet presidentin Bolsonaro në zgjedhjet presidenciale

Neymar përfshihet në politikë. Sulmuesi brazilian mbështet
Presidenti brazilian Jair Bolsonaro mori një mbështetje të rëndësishme të enjten për ofertën e tij për rizgjedhje nga futbollisti i PSG, Neymar i cili postoi një video në Tik Tok duke këryer me një muzikë të fushatë të kreut të shtetit.

Duke buzëqeshur, sulmuesi i Paris Saint Germain dhe Brazilit dhe ndoshta njeriu më i famshëm në shtetin e tij ngriti lart të dyja duart me dy gishta të cilat sinjifikojnë numrin 22, numrin e kandidimit të presidentit Bolsonaro. Ai u shfaq duke kërcyer tre ditë përpara zgjedhjeve ndërsa lideri i ekstremit të djathtë kandidon kundër ish-presidentit të krahut të majtë, Lula da Silva.

Kreu i shtetit rishpërndau më pas videon e mbështetjes së Neymar në Twitter. 
Futbollisti 30-vjeçar kishte qëndruar më herët jashtë garës për zgjedhjet e polarizuara të së dielës, në të cilat sipas sondazheve ish-kreu i shtetit Lula është më favorit për të fituar.


Megjithatë zgjedhjet e së dielës mund t’u ngjasojnë atyre të 2020 në Shtetet e Bashkuara, kur ish-presidenti Donald Trump ngriti pretendime për ndërhyrje në zgjedhje. Lideri nacionalist i Brazilit ka deklaruar më herët se sistemi elektronik i votimit mund të hakohet dhe votat mund të vidhen kundër tij.

EMISIONET