Neymar i jep shpresë Brazilit, rikuperimi po ecën me ritme të shpejta!

Neymar i jep shpresë Brazilit, rikuperimi po ecën me ritme të

Brazili ka marrë lajme pozitive në prag të debutimit në Botëror. Neymar po fiton garën me kohën për t'u rikthyer në dispozicion të trajnerit Carlo Ancelotti, ndërsa gjendja e tij fizike po përmirësohet ndjeshëm.

Federata Braziliane e Futbollit bëri të ditur se sulmuesi iu nënshtrua një rezonance magnetike, e cila dha rezultate inkurajuese. Sipas stafit mjekësor, rikuperimi i yllit brazilian po ecën sipas parashikimeve, duke rritur shanset për një rikthim të shpejtë në fushë.

Neymar iu bashkua kombëtares me një dëmtim të shkallës së dytë në muskulin e pulpës së djathtë, çka vuri në dyshim pjesëmarrjen e tij në ndeshjet e para të turneut.

Megjithatë, përgjigjja pozitive nga ekzaminimet e fundit ka shtuar optimizmin në kampin brazilian. Pavarësisht kësaj, aktivizimi i tij në sfidën hapëse ndaj Marokut mbetet ende i paqartë, pasi stafi mjekësor nuk dëshiron të marrë rreziqe të panevojshme me një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit.

Vendimi përfundimtar pritet të merret në ditët në vijim, ndërsa Ancelotti shpreson të ketë sa më shpejt në dispozicion numrin 10 të Seleçaos.

EMISIONET