Neymar-i “fals” çmend tifozët në shkallët e stadiumit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Nëntor 2022, 07:35
Episod i pazakontë në Kupën e Botës gjatë ndeshjes Brazil-Zvicër. Në shkallët e stadiumit, sozia e Neymar ka tërhequr vëmendjen e tifozëve, shumë prej të cilëve kanë besuar vërtet se bëhej fjalë për sulmuesin e dëmtuar.
Qindra vetë e rrethuan njeriu që ngjason në mënyrë të “frikshme” me “O Ney”, duke kërkuar selfie dhe autografë. Sa për informacion, Neymari origjinal preferoi të mos shkonte në stadium duke e ndjekur fitoren e shokëve të skuadrës ndaj Zvicrës, nga hoteli.