Neymar e ka marrë vendimin, me Brazilin deri në dhjetor

Neymar e ka marrë vendimin, me Brazilin deri në dhjetor

Neymar kapiten dhe lider i Brazilit deri në muajin dhjetor, më pas, sido që të shkojë në botëror, sulmuesi i PSG do të largohet përfundimisht nga kombëtarja. Ky është vendimi që ka marrë numri 10, i cili kërkon gjithashtu që këtë fanellë ta mbajë një tjetër talent.

Vendimin e Neymar e zbulon Vinicius jr. në një intervistë për rrjetin amerikan ESPN. "Më ka kërkuar që ta mbaj unë numrin 10 pasi të largohet dhe kjo më ka vënë në siklet", thekson heroi i Realit në finalen e Champions League. 

"I thashë se ai nuk duhet të largohet dhe të vazhdojë ta veshë këtë fanellë por reagoi vetëm me një buzëqeshje", shton sulmuesi brazilian. Neymar numëron 74 gola në 119 ndeshje me Brazilin që prej vitit 2010.

EMISIONET