Newcastle rikthehet te pista “Strakosha”. Arabët monitorojnë shqiptarin

Newcastle rikthehet te pista “Strakosha”. Arabët

Anglia mbetet në “pole position” për Thomas Strakoshë-n. Ish-numri 1 i Lazios, aktualisht pa një suadër pasi kontrata me bardhekaltërit i mbaroi, planifikon transferimin në Premier League.

Chelsea e kërkon për të ngrohur stolin por jo Newcastle që ka bërë një “hap përpara” gjatë orëve të fundit edhe pse është në monitorim të situatës.

Strakosha nuk u bashkua me Shqipërinë për ndeshjen e qershorit nga frika e një dëmtimi të mundshëm që mund ta pengonte në bisedimet për transferimin në një skuadër të madhe. 

Aktualisht, në Angli, portierin shqiptar po e ndjek edhe Fulham, ende pa një emër të besueshëm në katërkëndësh pas rikthimit në Premier League.

EMISIONET