Në mbështetje të Shqipërisë, djemtë e heroit Afrim Bunjaku bashkohen me TKZ-në për festën e Kombëtares
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2023, 18:15
Shqipëria është gati për Ishujt Faroe e cila do të luhet në “Air Albania”.
Për këtë sfidë, do të jenë prezentë edhe djemtë e heroit, Afrim Bunjaku, polici i Kosovës i cili humbi jetën në krye të detyrës, teksa po i bënte ballë serbëve në fshatin Banjska të Leposavçit.
“Bashkë me ne sot, në festën e kombëtares tonë, janë edhe dy djemtë e heroit të Republikës, Afrim Bunjakut”, shkruan Gëzim Bajrami nga Tifozat Kuq e Zi!