Në Itali analizojnë pikat e forta të Shqipërisë: Sylvinho, lojtarët e Serie A dhe...Broja

Në Itali analizojnë pikat e forta të Shqipërisë:

Mediet italiane i kanë bërë analizë skuadrave që janë pjesë e Kampionatit Europian, Gjermani 2024 dhe mes të cilave edhe kombëtares shqiptare të futbollit, që është një nga kundërshtarët e Italisë në Grupin B së bashku me Spanjën dhe Kroacinë.

Në fillim fokusi është vendosur te trajneri Sylvinho, i cili theksohet se kanë punuar në të shkuarën me emra si Mancini, Tite apo edhe Guardiola.

“Shqipëria, i është besuar Sylvinhos, trajner që ka qenë në stafin e Mancinit dhe Tite, dhe i trajnuar në të kaluarën nga ‘përbindësha’ si Wenger, Guardiola dhe Rijkaard.

Trajneri brazilian sigurisht që nuk do të jetë luajë në mbrojtje, por pritet të sulmojë”-shkruhet fillimisht në mediet italiane.

Më tej, një tjetër çështje që konsiderohet si pikë e fortë e Shqipërisë është fakti që një pjesë e mirë e lojtarëve “kuqezi” luajnë në elitën e futbollit italian.

“Shqipëria ka shumë Itali në skuadrën e saj, pjesë e kësaj kombëtareje janë futbollistë që luajnë në Serie A si: Berisha, Gjimshiti, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Asllani, Bajrami dhe Ramadani.

Për më tepër, skema 4-3-3 e Sylvinhos, në sulm ka lojtarë të nivelit të lartë si Broja i Chelseat”-analizohet nga mediet në Itali.

EMISIONET