Ndreca: Besojmë te Europa, në finale jam kundër Vllaznisë

Futbollist i Kukësit, Edison Ndreca foli për sukesin e verilindorëve ndaj Dinamos dhe u ndal te pjesëmarrja në kompeticionet europaine.

Mbrojtësi i majtë tregoi emocionet e golit të shënuar ndaj Dinamos, si dhe tregon se çfarë pozicioni do e kënaqte në fund të këtij sezoni gjatë një interviste me emisionin “Ora Sport” në “RTV Ora”.

SUKSESI NDAJ DINAMOS – “Ishte një gol që po e kërkonim shumë, sepse ne na ka munguar fitorja por edhe golat në këto ndeshjet e fundit. Ishte shumë i rëndësishëm për ne dhe natyrisht kishte emocione”

EUROPA – “Të japim maksimumin në 2 ndeshjet e mbetura të Superiores dhe ta përfundojmë sezonin të paktën në vendin e 4-t. Më pas të bëjmë tifozllëk për Laçin, megjithëse unë jam nga Laçi dhe normalisht këtë ekip do të mbështes në finale”.

LAÇI APO VLLAZNIA – “Unë do bëj tifo për Laçin, sepse aty jam rritur. Aty jeton familja ime. Kështu që nuk diskutohet që do të bëja tifozeri për Laçin”.

OBJEKTIVAT INDIVIDUAL – “Deri më tani kam bërë 4 gola në kampionat dhe 1 në Kupë. Edhe mua më vjen keq që nuk kam shënuar më shumë, sepse jam mësuar keq (qesh)

EMISIONET