Ndëshkoi ish-skuadrën e tij, Felix: Goli ishte një çlirim për atë që përjetova në verë

Ndëshkoi ish-skuadrën e tij, Felix: Goli ishte një çlirim

Edhe pse është ende një lojtar në pronësinë e Atletico Madrid, Joao Felix nuk hezitoi të festonte ndaj ish-skuadrës së tij në momentin që i ndëshkoi me fanellën e Barcelonës.

Në minutën e 28, portugezi realizoi golin që i dhuroi fitoren katalanasve përballë “Los Colchoneros” teksa mposhti me klas portierin Oblak.

Pas sfidës, sulmuesi theksoi se festa ishte si një çlirim për të gjitha vështirësitë që kaloi në periudhën e merkatos në verë ndërsa shtoi se është shumë i fokusuar te fusha, pavarësisht se në media ka shumë të pavërteta rreth tij.

“Fest ate golit erdhi shumë natyrale, nuk ishte asgjë e menduar. Një lojtar e ka të pamundur të mos përfshihet nga momenti i ndeshjes.

Për mua ai goli është si një çlirim për të gjitha peripecitë që kalova në merkaton e verës. Vetëm njerëzit e afërt me mua e dinë mirë se çfarë kam përjetuar dhe si jam ndjerë. E di që edhe ata tashmë si unë janë të çliruar.

Për mua kjo ndeshje ishte vetëm ajo e radhës, asgjë më shumë. Në media flitet shumë, e bëjnë këtë çdo javë.

Një herë mirë e një herë keq, por unë nuk ndikohem. Unë nuk merrem me fjalë, shoh punën time dhe dua të stërvitem që të përmirësohem çdo ditë. I jam shumë mirënjohës shokëve dhe klubit që më mirëpriti”, u shpreh Felix.

EMISIONET