Napoli vuan por fiton me Romën, Mourinho del nga “Maradona” me kokën lartë (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Janar 2023, 22:55
Osimhen dhe Cholito Simeone, Napoli e çon diferencën në 13 pikë me ekipin e Interit. Trajneri Luciano Spalleti mund të festojë bashkë me ekipin nga Kampanja që arrin të triumfojë me shumë vështirësi në “Maradona”.
Përballë Romës u zhvillua një ndeshje shumë e luftuar ku skuadra e Jose Mourinhos arriti të shfaqte futbollin më të mirë të saj por për fat të keq nuk arriti të ruante barazimin pasi në minutën e 85 sulmuesi argjentinas arriti të shënonte golin 3-pikësh që e konsolidon Napolin në krye të klasifikimit të Serie A.