Napoli i papërmbajtshëm, shkatërron Torinon dhe prek titullin (VIDEO)
Napoli regjistron një tjetër fitore të lehtë në Serinë A duke mundur Torinon me rezultatin 4-0 në fushën e “Demave”.
Golat e shënuar nga Victor Osimhen dy herë dhe Kvaratskhelia e Ndimbele, e ndihmuan Napolin të marrë pikët e plota dhe të vazhdojë bindshëm kryesimin e klasifikimit me 71 pike.
Me vetëm dy humbje në këtë sezon, Napoli është shumë pranë titullit të tretë kampion në historinë e tij në Serinë A.
Ndeshja e Piemontes pati vetëm një drejtim ku ishuin miqtë e drejtuar nga Spalleti dhe dyshja e artë e sulmit të kaltër që e bëri të papërballueshme këtë sfidë për Ivan Juric dhe të besuarit e tij.