Napoli fiton me goleadë, shënon edhe Rrahmani. Veseli skuqet me kartona (Video)

Napoli fiton me goleadë, shënon edhe Rrahmani. Veseli skuqet me

Fitorja e tretë radhazi për Napolin në Serinë A dhe vendi i dytë për momentin. Djemtë e Spallettit po kalojnë një formë shumë të mirë teksa dominuan Salernitanën 4-1 në “Maradona Stadium” edhe pse miqtë kishin mungesa të shumta për shkak të covid-19.

Në fitoren e lehtë të Napolit mori pjesë në festë edhe Amir Rrahmani, ndër më të mirët në fushë me mbrojtësin dardan që realizoi golin e tretë ndërsa të tjerët u shënuan nga Juan Jesus, Mertens dhe Insigne i rikthyer nga dëmtimi.

Nota negative në këtë ndeshje ishte Frederic Veseli te Salernitana që mori një karton të kuq.

Ndërkohë në ndeshjet e tjera, Rey Manaj edhe pse nuk shënoi vijon të jetë protagonist dhe titullar i padiskutueshëm te Spezia që arriti të fitonte 1-0 ndaj Sampdorias një ndeshje shumë të rëndësishme për mbijetesën.

Takimi tjetër u mbyll 1-1 mes Torinos dhe Sassuolos./Ora News/.

EMISIONET