Napoli fiton festivalin e golave ndaj Lazios

Napoli fiton festivalin e golave ndaj Lazios

Napoli i jep një goditje të fortë Lazios në betejën e të dyja skuadrave për një vend mes 4 të parëve që i çon në Champions League sezonin tjetër.

Në “Olimpico” përfundoi me rezultatin e thellë 5-2 por sigurisht që fillimi i ndeshjes dhe disa vendime të arbitrit do të shkaktojnë shumë polemika.

Gjithçka nisi në minutën e 8 kur në një ndërhyrje të Saviç ndaj Manolas në zone, u dha një penallti me VAR por aksioni vazhdoi dhe ishte një rast I dyshimtë për Lazion.

Në fakt VAR, akordoi ndërhyrjen e dyshimtë të Saviç dhe Insigne kaloi të kaltërit në avantazh. 4 minuta më pas Politano dyfishoi rezultatin dhe menjëherë sërish në pjesën e dytë, Insigne e çoi në 3-0 me një super gol duke i prerë këmbët ekipit të Inzaghit.

Ndeshja më pas nuk pati histori teksa shënuan edhe Mertens me Osimhen për vendasit dhe Immobile me Saviç për miqtë. 5-2 dhe 3 pikë të arta për Napolin që është vetëm 2 pikë larg vendit të katërt dhe objektivit Champions.

EMISIONET