“Mungesë ishte eksperienca”/ Ramadani: Futbollistët shqiptarë treguan se kanë kualitet

Trajneri i Maqedonisë së Veriut, Zekrija Ramadani, është shprehur se pjesëmarrja në këtë kampionat ishte e mjaftueshme.

Në një lidhje me ‘Skype’, në Sport Magazinë, Ramadani ka thënë se kjo kombëtare kishte shumë futbollistë cilësorë, teksa ka shtuar se një nga lojtarët nuk ishte në gjendje të mirë për të luajtur për shkak se sapo kishte kaluar Covid-19. 

“Mendoj se vetëm pjesëmarrja në këtë kampionat ishte e mjaftueshme. Besoj se nëse marrim pjesë në kampionatin e ardhshëm evropian do të përmirësojmë shumë gjëra. Kjo kombëtare ka futbollist mjaft cilësorë. Futbollistët shqiptarë treguan se kanë kualitet, sot edhe Bardhi nuk ishte në formën e duhur për shkak se kishte kaluar virusin. Mungesa më e madhe tek kjo skuadër ishte eksperienca. Këtë vit Maqedonia ka fituar shumë tifozë shqiptarë. “

 

EMISIONET