Mungesa në Champions dhe dënimi i UEFA-s, ja sa humbet Juventusi

Mungesa në Champions dhe dënimi i UEFA-s, ja sa humbet Juventusi

Pasi është arkivuar edhe çështja e pagave të fshehura nga klubi, tashmë pritet që të marrë masa edhe UEFA. Presidenti Ceferin ka paralajmëruar përjashtimin e torinezëve nga kupat ndërkombëtare çka do të shkaktonte një dëm edhe më të madh për arkat e Juventusit. Pezullimi pritet të jetë vetëm 1-vjeçar.

Gjithsesi, Juventusi e kishte bërë dëmim me mospjesëmarrjen në Champions League pasi një sezon larg këtij kompeticioni do të rëndojë shumë në arkën e klubit bardhezi.

Në këtë mënyrë, Zonja e Vjetër do të heqë dorë nga 50 milionë euro të sigurta. Kjo është vetëm shifra minimale pasi me kalimin e tureve dhe fitoret e mundshme rritet ndjeshëm e shkon deri në 80 milionë, pa llogaritur arkëtimet nga tifozët apo kontratat e  marketingut.

 

EMISIONET