Mourinho lavdëron stadiumin dhe qytetin e Tiranës (Video)

Mourinho lavdëron stadiumin dhe qytetin e Tiranës (Video)

"Është një stadium fantastik dhe më vjen keq që nuk mund të vijnë më shumë tifozë". Ky është komenti i Jose Mourinhos në lidhje me impiantin ku nesër do të luhet finalja e Conference League.

Trajneri luzitan i Romës foli edhe për atmosferën dhe qytetin e Tiranës në një ndeshje të këtyre përmasave teksa theksoi fillimisht se është normale që pjesa më e madhe e shqiptarëve të përkrahin Romën sepse sipas tij, në skuadër kanë nje lojtar si Marash Kumbulla.

Për Mourinhon, Tirana ashtu si edhe Shkupi ku ka luajtur nkë finale Superkupe, po rezulton një qytet fantastik. 

"Ka një festë të madhe në qytet sepse është mundësi e rrallë qe njerëzit këtu të shikojnë skuadra të tilla. Kjo është një finale dhe si e tillë është vetëm ndeshja nëendjen time".

EMISIONET