Mourinho, Conte apo Thiago Motta te Napoli? Kompanitë e basteve vendosin kuotat për trajnerin e ri
Napoli i ka besuat Francesco Calzona-s postin e trajnerit të skuadrës pas shkarkimit të Valter Maxarrit, i cili nuk ia doli t’i jepte ekipit shkëndijën e duhur.
Tekniku, i cili drejton paralelisht edhe Sllovakinë, ka nënshkruar deri në muajin qershor dhe më pas, do të nisë gara për të zënë vendin vakant në pankinën e një prej klubeve më të njohura në Itali e Europë.
Kompanitë e basteve kanë vendosur koeficientet për emrat që shohin si më pranë pankinës së këtij klubi dhe për shumëkënd, Jose Mourinho është i përzgjedhuri.
Ekspertët e kompanive si “Better” apo “Goldbet”, e shohin atë si të parin në listë, me një koeficient 2,5 për të marrë drejtimin e napolitanëve.
Pas krahëve të tij është një trajner me të cilin Napoli kishte negociuar edhe më parë, pa gjetur një akord, Antonio Conte, i cili vlerësohet me koeficientin 4.
Ndërkohë, vendin e tretë në listë me koeficientin 6 e ndajnë dyshja Thiago Motta-Alberto Gilardino, të cilët po bëjnë mirë me skuadrat përkatëse në Serinë A në këtë sezon.
Më pas vijnë me radhë emra si Vinçenco Italiano (8), Canavaro (15) apo edhe Mauricio Sarri (20), për të cilin nuk përjashtohet mundësia e kthimit.