Motta: Nuk krijuam mjaftueshëm, pres më shumë nga sulmuesit

Motta: Nuk krijuam mjaftueshëm, pres më shumë nga sulmuesit

Trajneri i Juventusit, Thiago Motta, foli për mikrofonat e “Sky” pas ndeshjes së Champions League kundër Club Brugge, e cila përfundoi 0-0.

Bëtë pak për të fituar, përse?

Të gjitha skuadrat që kanë luajtur këtu kanë pasur vështirësi. Belgët mbrohen shumë mirë dhe gjithmonë lënë një lojtar më tepër prapa. Ne patëm vështirësi, nuk krijuam mjaftueshëm për të fituar. Mund të bënim më mirë, duke respektuar kundërshtarin, dhe pa ia hequr meritat Club Brugge, sepse kanë vënë në vështirësi shumë ekipe. Vuajtëm shumë pak, por nuk krijuam aq sa duhet për të fituar.

A ju shërbeu rasti i pothuajse golit të pësuar për të reaguar?

Vuajtëm shumë pak. Sot, pas shumë kohe, kemi shumë lojtarë në dispozicion, veçanërisht sulmuesit. E nisëm me Weah, Nico dhe Mbangula, më pas u futën Conceicao, Vlahovic dhe Yildiz. Përfshij këtu edhe Kolo Muani. Janë lojtarë që dua t’i shoh më shumë dhe që duhet të kontribuojnë më tepër.

Sa i rëndësishëm është roli i Locatellit?

Është një lojtar që ruan ekuilibrin në fushë. Manu e di kur të tërhiqet dhe kur të shtyjë për ta ndjekur kundërshtarin. Kësi situata loje dua të shoh më shumë nga sulmuesit. Sot, Samuel provoi diçka më shumë, ndërsa të tjerët dua t’i shoh më aktivë.

Sa i rëndësishëm do të jetë Douglas Luiz deri në fund të sezonit?

Është një lojtar me cilësi teknike superiore, e shoh mirë fizikisht, na lejon të bëjmë rotacione në mesfushë. Së fundi ka bërë mirë, së bashku me mesfushorët e tjerë, si Thuram, Locatelli dhe Koopmeiners. Po ashtu Fagioli, i cili ka luajtur më pak së fundi, por do ta ketë rastin e tij nëse vazhdon të punojë. Kjo na lejon që në shumë ndeshje që do të kemi të mund t’i alternojmë lojtarët dhe të marrim më të mirën nga secili prej tyre.

EMISIONET