Mjafton goli i Haaland, City mposht Brentford dhe mbetet një pikë larg kreut

Mjafton goli i Haaland, City mposht Brentford dhe mbetet një pikë larg

Manchester City ka fituar minimalisht 1-0 ndaj Brentford në “Etihad Stadium”.

Edhe pse totalisht dominues dhe kërkues, City nuk arriti të shënonte më shumë se një gol në këtë sfidë.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Erling Haaland, ku në minutën e 71’ gjeti rrjetën falë asistimit të Alvarez.

Me këtë rezultat, Manchester city rikuperon ndeshjen e prapambetur dhe tashmë ndodhet në vendin e dytë me 56 pikë, një më pak se Liverpool kryesues

EMISIONET