Mitrovic: Isha pranë transferimit në Serie A, jam fans i Romës!

Mitrovic: Isha pranë transferimit në Serie A, jam fans i Romës!

Al-Hilal triumfoi 6-1 ndaj Al-Riyadh të premten, ndërsa skuadra e Jorge Jesus kryeson kampionatin pas 6 javëve të para me 16 pikë.

Një formë kjo që tashmë është rritur akoma edhe më shumë pas merkatos së verës, me transferime si Sergej Milinkovic, Ruben Neves, Neymar apo edhe Mitrovic.

Ish-sulmuesi i Fulham, Mitrovic i cili deri më tani ka shënuar 5 gola në katër ndeshje, ka folur pas kësaj sfide për mediet italiane, por nuk i ka kursyer ngacmimet edhe për shokun e skuadrës, Milinkovic-Savic.

“Kemi bërë një nisje shumë të mirë, personalisht jam ambientuar dhe po e shijoj këtë eksperiencë. Skuadra është shumë e fortë, po ashtu edhe kampionati. Sergej është shumë i fortë dhe jam I bindur se i mungon Lazio-s. Një lojtar si ai është në gjendje të bëj diferencën në të gjitha skuadrat e mëdha. Unë në Serie A në të ardhmen? Në të kaluarën kam qenë pranë një lëvizje në Itali, por tani jam shumë i lumtur te Al-Hilal dhe dua të fitoj këtu. Gjithsesi unë e ndjek rregullisht kampionatin Italian, jam një tifozë i Romës.” – tha sulmuesi.

EMISIONET