Mirel Josa e pranoi ofertën e Vllaznisë për të drejtuar edhe sezonin e ardhshëm

Mirel Josa e pranoi ofertën e Vllaznisë për të drejtuar edhe

Trajneri Mirel Josa është shfaqur në Shkodër orët e para të së martës për të nisur punën me drejtuesit dhe skuadrën.

Menjëherë pas emërimit ai ka udhëtuar në kryeqëndrën e veriut dhe për mediat ai ka theksuar:

Mirel Josa e pranoi ofertën e Vllaznisë për të drejtuar edhe

“Më pëlqeu mënyra si u sollën drejtuesit me mua, por në të njëjtën kohë më pëlqen edhe Shkodra si qytet. Unë personalisht jam rikthyer gjithmonë në Shkodër, edhe si kundërshtar dhe e kam ndjerë ngrohtësinë e publikut shkodran.

Kemi një projekt afatgjatë me drejtuesit dhe shpresoj që gjërat të na shkojnë mirë. Nuk dua të flas për ndeshjet, pasi akoma nuk kam takuar skuadrën. Unë Laçin e gjeta të ndërtuar, por kam punuar për atë skuadër.

Tani më duket interesant fakti që tani jam këtu dhe do të përballem me ta në finale. Do të bëjmë maksimumin për të arritur gjendjen më të mirë me lojtarët që kemi dhe të sigurojmë Europën”, theksoi Josa për RTSH

 

EMISIONET