Çmimi “Lojtari i Vitit” nga FIFA, publikohen tre futbollistët finalistë

Çmimi “Lojtari i Vitit” nga FIFA, publikohen tre

Ashtu si çdo vit, FIFA do të akordojë çmimin e lojtarit më të mirë të vitit dhe për të disatën herë në këtë garë ashtu si në çmimet e tjera prestigjoze do të jetë një duel mes Messit dhe Lewandowskit, e ndoshta edhe një surprizë siç është Momo Salah.

Janë këto emrat e publikuar nga FIFA si finalistët për këtë çmim teksa fituesi ose lojtari më i mirë do të publikohet më 17 janar në një ceremoni online për shkak të pandemisë.

Fituesi ose çmimet zgjidhen nga një juri ndërkombëtare e përbërë nga trajnerët e të gjithë ekipeve kombëtare për meshkuj dhe femra, kapitenët aktualë të të gjithë ekipeve dhe nje gazetari i çdo vendi anëtar i FIFA-s.

A do të jetë sërish Messi apo Lewa me në fund do ta thyejë argjentinasit? Mbetet për t’u parë por edhe Salah nuk duhet nënvlerësuar dhe gjithmonë, vota vendos./Ora News/.

EMISIONET