Milani “tërmet” 7 ballë ndaj Torinos, fitojnë Atalanta dhe Juve

Milani “tërmet” 7 ballë ndaj Torinos, fitojnë

Asnjë nga ekipet që po luftojnë për një vend në Champions League në Serinë A nuk gabon. Ishte mbërmja ku Milani shkëlqeu me fitoren e thellë 7-0 në transfertën me Torinon dhe protagonist absolutë ishin Ante Rebiç me 3 gola dhe Theo Hernandez me 2. Diaz dhe Kessie ishin shënuesit e tjerë për kuqezinjtë që mbeten në vend të tretë me pike të barabarta me Atalantën e vendit të dytë. Zikaltërit nga ana tjetër fituan lehtësisht 2-0 ndaj Beneventos duke shtyrë ekipin e Inzaghit drejt Serisë B.

Ndërkohë Juventusi që ishte në një situatë tepër delikate largohet me 3 pikë të arta nga fusha e Sassuolos ku fitorja ka një emër, Gigi Buffon. Gardiani 43-vjeçar pret një penallti të Berardit në 16 që e ndihmon skuadrën të rikuperojë dhe të shënojë më pas 3 herë me Rabiot, Ronaldon dhe Dybalan teksa Raspadori shënoi edhe golin e flamurit për vendasit.

Interi kampion nuk pati probleme ndaj Romës në “San Siro” me fitoren 3-1 falë golave të mesfushorëve Brozoviç e Vecino dhe Lukakut ndërsa Mkhitaryan shënoi për verdhekuqtë që ruajnë vendin e 7 edhe falë humbjes së Sassuolos. Ndërkohë Lazio mezi fitoi me nje gol ne fund 1-0 ndaj Parmës, Bologna u mund 0-2 nga Genoa që tashmë siguron qëndrimin dhe Spezia barazoi 2-2 në fushën e Sampdorias.

 

 

EMISIONET