Messi shkelmon fanellën e Meksikës, Canelo Alvarez kërcënon se do ta grushtojë

Messi shkelmon fanellën e Meksikës, Canelo Alvarez kërcënon

Nuk e kanë pritur aspak mirë meksikanët humbjen 2-0 me Argjentinën dhe shkak janë bërë festimet e bardhekaltërve në përfundim të ndeshjes. Në imazhet e publikuara nga Federata Argjentinase, lojtarët kërcejnë në dhomën e zhveshjes dhe sipas asaj që duket, Messi shkel fanellën e Meksikës. Kaq ka mjaftua që zemërimi i meksikaneve të kalojë në një nivel tjetër as sa kampioni i ringut, Alverez të shkruajë në rrjetet sociale:

“Messi ka fshirë dyshemenë me fanellën e flamurit tonë? T’i lutet Zotit që të mos më dalë përpara syve. Ashtu siç unë kam respekt për Argjentinën, ashtu edhe ai duhet të ketë për Meksikën!!”

Gjithsesi, reagimet në postimin e Alvarez kanë qenë të shumta pasi njerëzit i kanë kujtuar boksierit se Messi është një nga sportistët më korektë në qarkullim dhe nuk ka pasur qëllim shkeljen e flamurit meksikan.

 

 

 

 

EMISIONET