Messi përgënjeshtron zërat për bisedimet me Inter Miami

Messi përgënjeshtron zërat për bisedimet me Inter Miami

Lionel Messi nuk e pranon që pas botërorit mendon te zhvendoset në SHBA te Inter Miami, klub në pronësi të David Bechkam. Këtë e bën të ditur një përfaqësues zyrtar i lojtarit për rrjetin amerikan CNN.

Pak orë më parë "Sunday Times" raportoi se numri 10 dhe klubi nga Florida kishin nisur bisedimet për një largim të mundshëm të "pleshtit" nga Europa por Marcelo Mendez thekson:

"është një lajm i pavërtetë. Nuk ka asnjë bisedim me Inter Miami për sezonin e ardhshëm".

EMISIONET