Messi, mungesa e madhe në listën e 30 emrave të Topit të Artë (Lista e plotë)

Messi, mungesa e madhe në listën e 30 emrave të Topit të

Lajmi i madh është mungesa e fituesit rekordment të Topit të Artë plot 7 herë. Lionel Messi nuk është në listën e 30 lojtarëve të këtij sezoni për çmimin prestigjoz që do të caktohet në datën 17 tetor.

Që prej vitit 2006 Messi ka qenë i pranishëm në listën e 30 finalistëve dhe për herë të parë në 17 vite argjentinasi zhduket.

Në listë figuron rivali i argjentinasit, Cristiano Ronaldo dhe sigurisht, emri favorit i këtij viti, Karim Benzema. Serie A përfaqësohet nga Vlahovic por nga asnjë italian, ndërsa lista vijon;

Courtois, Vinicius Junior, Modric e Casemiro (Real Madrid), Rudiger (Chelsea/Real Madrid), Nkunku (Leipzig), Van Dijk, Salah, Luis Diaz, Fabinho e Alexander-Arnold (Liverpool), Nuñez (Benfica/Liverpool), Mané (Liverpool/Bayern) Kimmich (Bayern), Mahrez, Cancelo, Foden, De Bruyne e Bernardo Silva (Manchester City), Lewandowski (Bayern/Barcellona), Son e Kane (Tottenham), Haller (Ajax/Borussia Dortmund), Haaland (Borussia Dortmund/Manchester City), Cristiano Ronaldo (Manchester United), Mbappé (Paris Saint-Germain).

 

EMISIONET