Messi magjik në Lusail, numri 10 frymëzon fitoren e Argjentinës (VIDEO)

Messi magjik në Lusail, numri 10 frymëzon fitoren e Argjentinës

Lionel Messi me 8 gola në historinë e Kupave të Botës, ashtu si Diego Maradona. Një rrjetë që vlen shumë, tre pikë të arta për Argjentinën në duelin amerikano-latin me Meksikën në Lusail Stadium ku bardhekaltërit fituan 2-0 një ndeshje shumë të komplikuar.

Në pjesën e parë numri 10 nuk zbriti në fushë por me aktivizimin e kapitenit në pjesën e dytë, loja për Argjentinasit ndryshoi tërësisht dhe skuadra fitoi fuqi e shpejtësi.

Me një të majtë kirurgjikale Messi zhbllokoi duke çtensionuar edhe situatën për skuadrën e Lionel Scalonit që më pas menaxhoi dhe shënoi edhe golin e sigurisë me Fernnadez për fitoren dhe pikët e para të këtij botërori.

Argjentina barazon me pikë Arabinë Saudite me 3 pikë në një grup ku kryeson Polonia me 4 dhe e mbyll Meksika me 1.

EMISIONET