Mësohet arsyeja pse u shty sfida e Championsit Bayern-Benfica
Ndeshja e Ligës së Kampioneve mes Bajern Mynih dhe Benfikës, ka filluar me 15 minuta vonesë për shkak të një kaosi të pazakontë par ndeshjes.
Dy orë para sfidës, linja e metrosë që çonte drejt stadiumit “Allianz Arena” pësoi dy defekte radhazi, duke sjellë kaos në mbërritjen e tifozëve në impiantin ku luhej ndeshja e sotme.
Qarkullimi u bllokua dhe për shumë tifozë ishte e pamundur që të mbërrinin në kohë për startin e ndeshjes.
Në bashkëpunim me UEFA-n, u vendos që starti i sfidës të shtyhej për në orën 21:15, teksa u rregullua problemi në linjën e metrosë dhe u siguruan që pjesa më e madhe e tifozëve të ishin të pranishëm në impiant për nisjen e duelit në fjalë.