Mesfusha në fokus/ Mourinho kërkon yllin portugez të West Ham, superagjenti Mendes nis punën për lëvizjen e madhe

Jose Mourinho ka vendosur menjëherë prioritetet e tij te Real Madrid. Pas afrimeve në mbrojtje me Konate dhe Dumfries, fokusi i ri i trajnerit është rigjallërimi i mesfushës.
Sipas raportimeve, 21-vjeçari Mateus Fernandes nga West Ham është objektivi kryesor i Mourinhos për këtë verë.
Situata në klubin londinez e bën më të mundshme transferimin, pasi largimi i presidentit dhe kriza institucionale kanë shtyrë disa lojtarë të kërkojnë destinacione të reja.
Fernandes ka shkëlqyer këtë sezon në Premier League dhe vlerësohet si një nga talentet më premtuese portugeze, pavarësisht se nuk u ftua për Kupën e Botës.
Agjenti i Fernandes, Jorge Mendes, po punon për të arritur një marrëveshje me Real Madrid, ndërsa Mourinho është i bindur për potencialin e lojtarit.
Operacioni është sfidues dhe mund të përfshijë shifra të larta, por Fernandes duket të jetë objektivi numër një për të rinovuar mesfushën madrilene këtë sezon.
