Memelli: Pres ende nga merkato, jemi përgatitur për sfidën me Laçin

Memelli: Pres ende nga merkato, jemi përgatitur për sfidën me

Abissnet Superiore rikthehet këtë fundjavë ku Skënderbeu do të luajë ndaj Laçit në Korçë në një sfidë ku vendasit do të tentojnë të ndalojnë një ekip në superformë.

Trajneri Migen Memelli foli për sfidën qëluhet të Shtunën dhe ku foli shumë edhe për merkaton. Ai tha se pret ende të përforcohet në këtë sesion të transferimeve.


“Eshtë një periudhë që nuk sjell shumë cilësi, sepse skuadrat kërkojnë t’i mbajnë lojtarët më të mirë në kontingjentin e tyre. Presim të mbyllim një marrëveshje tjetër në një repart që është më vakant dhe pastaj çdo gjë do të jetë e qartë për ne. Bashkërisht me klubin do të plotësojmë vendet vakante, të cilat janë të domosdoshme. Janë 2-3 lojtarë me dëmtime dhe besoj se periudha kampionatit që mbetet, do të jetë një luftë e egër dhe mjaft e gjatë. Kemi bërë nja dy afrime, të cilat i kemi parë të arsyeshme për të plotësuar vendet vakante ehe pse ngelen edhe 15 ditë nga përfundimi i merkatos”.

 

Trajneri Memelli më pas u përqëndrua te sfida ndaj kurbinasve ku e pranoi se do të jetë një duel shumë i forte për ta por edhe për kampin tjetër.

 

Në këto 12 ditë përgatitje kanë bërë jashtëzakonisht mirë. Shpresoj të bëjnë një performancë të mirë, si në javët e kaluara, por dhe të marrim rezultat në fund. Laçi është një skuadër shumë cilësore dhe ndër katër më të mirat në kampionatin tonë. Ne do të bëjmë maksimumin për të marrë maksimumin për këtë sfidë”, deklaroi trajneri Migen Memelli./Ora News/. 

EMISIONET