Më pak bileta në shitje nga “frika” e shqiptarëve? Federata e Zvicrës jep sqarimin

Më pak bileta në shitje nga “frika” e shqiptarëve?

Miqesorja Zvicër-Kosovë u vendos për t’u luajtur në Zyrih, në një stadium mesatar prej 31 mijë vendesh që sigurisht në një ndeshje të tillë do të mbushet më shumë me tifozë shqiptarë, të të gjitha trevave.

Por shitja e biletave për këtë ndeshje u kufizua nga autoritetet vendase dhe më konkretisht vetëm 20 mijë bileta u vendosën në shitje pak më shumë se gjysma duke lënë impiantin të boshatisur dhe menjëherë plasën akuzat në rrjetet sociale se Zvicra e ndërmori këtë veprim nga frika se impianti në “Letzingrund” do të kishte më shumë tifozë shqiptarë në mbështetje të Kosovës sesa për Zvicrën.

Për të sqaruar situatën dhe për të larguar keqkuptimet, në konferencën për shtyp të trajnerit Yakin dhe të Shaqirit, ishte shefi i departamentit të komunikimit në Federatë, Arnold që sqaroi se përse janë shitur pak bileta ndërkohë që impianti ka kapacitet prej 31 mijë vende.

Mund të kishim mbushur stadiumin me më shumë tifozë ose mund të kishim zgjedhur edhe impiant tjetër. Megjithatë, ne duam të mbulojmë të gjitha rajonet në Zvicër  dhe këtë herë është radha e Zyrihut. Për miqtë tanë kosovarë kjo është padyshim një zgjedhje e shkëlqyer. Dy rreshtat e poshtëm janë të mbyllura dhe nuk do të ketë tifozë për arsye sigurie. Ka edhe kufizime të tjera, ndaj kjo është arsyeja pse ne ishim në gjendje të shisnim vetëm pak më shumë se 20,000 bileta. Të githa janë shitur tashmë”, u shpreh zyrtari i Federatës së Zvicrës./Ora News/.

EMISIONET