Më në fund Manaj. Shënon të parin por Spezia nuk arrin të fitojë. Shikoni goleadën në Serinë A

Më në fund Manaj. Shënon të parin por Spezia nuk arrin

Vjen edhe momenti i Rey Manaj. Pasi luajti titullar me Interin në “San Siro” ku nuk mundi të shënonte për shkak të një pritjeje të shkëlqyer të Handanoviç, sot sulmuesi shqiptar ishte sërish nga fillimi në fushë për Spezian dhe ia shpërblen më së miri trajnerit Thiago Motta.

24-vjeçari ka arritur të shënojë golin e pare të ndeshjes e çfarë është më e rëndësishmja, golin e tij të pare me fanellën e ekipit Italian në Serinë A.

Gjithsesi Spezia ndaj Sassuolos edhe pse shkoi në avantazh 2-0 nuk arriti të fitonte pasi miqtë e mbyllën sfidën 2-2.

Në ndeshjen tjetër të Serisë A pati një festival me gola ku Venezia e cila kryesonte 3-0 u përmbys në mënyrë në jashtëzakonshme nga Verona në 4-2. Shihni golat e ndeshjes./Ora News/.

 

EMISIONET