"Mbreti" nuk largohet nga Lakers, kontratë deri në vitin 2024
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Gusht 2022, 22:12
Merr fund saga e gjatë e rinovimit të LeBron James. Shtatlarti i koshit amerikan rinovon kontratën me Los Angeles Lakers edhe për dy vite me opsion për një të tretë.
97.1 milionë $ do të përfitojë ish-MVP i NBA dhe me opsionin 44 miliomë shtesë për sezonin e tretë. Dëshira e LeBron ishte pikërisht qëndrimi në skuadrën më të titulluar të NBA dhe pronarët ia realizuan duke u fokusuar te largimi i Russell Westbrook, i cili zhgënjeu sezonin e fundit.