Mbappe, telashi më i madh i Anglisë. Sulmuesi i Francës arrin shpejtësinë 35.3 km/h

Mbappe, telashi më i madh i Anglisë. Sulmuesi i Francës arrin

Anglia ka një problem, si të ndalojë futbollistin më të shpejtë të planetit, Kylian Mbappe. Me 5 gola dhe 2 asiste në 4 ndeshje, sulmuesi i PSG ka rezultuar vendimtar duke shkëlqyer edhe në ndeshjen e parë me eleminim direkt kundër Polonisë ku sigloi dy rrjeta, njëra më spektakolare se tjetra.

Por përveç cinizmit në finalizim, 23-vjeçari po i “terrorizon” rivalët edhe me një tjetër cilësi, shpejtësinë e tij pas linjave të mbrojtjes duke i djegur të gjithë me sprintet e tij.  Sipas FIFA-s, Mbappe ka arritur shpejtësinë maksimale 35.3 km/h dhe këtë e ka bërë në ndeshjen kundër Polonisë duke lënë pas shokun e skuadrës  Ousmane Dembélé me 35 km/h.

Sipas ekspertëve, shkëputja nga vendi nga 0 deri në 10 metrat e parë është çelësi i suksesit në duelet e shpejtësisë që lojtarë të tillë kanë, të cilët bëjnë edhe diferencën më pas duke lënë pas krahëve kundërshtarët. Një nga opsionet e Southgate sonte ëshët ndërtimi i një muri me 5 mbrojtës ndërsa një tjetër është Walker një për një me Mbappe në çdo dyluftim.

EMISIONET